Site icon Telegrafi

Sheqerkat që i bleu për fëmijë, mbanin paralajmërimin për efektet e dëmshme anësore (Foto)

Lucy Graham nga Hull i Anglisë, mbeti e hutuar me shënimin në shkopin me sheqerka, që tregonte për efektet e dëmshme anësore, që pësojnë konsumuesit.

Nëna e katër fëmijëve, nuk mund të besonte dhe ua hoqi prej duarve, nga frika se mund të ketë humbje të përqendrimit dhe të pësojnë sëmundje të pashërueshme, transmeton Telegrafi.

“Si ka mundësi që i hedhin në treg, sheqerkat me potencial të sjellin astma apo kancer. Më mirë të mos e prodhonin”, ka thënë Graham e shqetësuar.

Shkopi me sheqerka

Megjithëse nuk priste që të gjente ndonjë sheqerkë të shëndetshme, ajo nuk kishte pritur që këto kokrra çokolate të mbuluara me ngjyrë, të ishin kaq të rrezikshme.

Paralajmërimi për efektet anësore

Me këtë rast, u kërkoi prindërve që të kenë kujdes dhe të shikojnë përmbajtjen, në këto dhe sheqerka të ngjashme. /Telegrafi/

Exit mobile version