Steven Hunter nga Surrey i Anglisë, është nervozuar në supermarket, kur djali tij ka marrë një paketim me sheqerka, në ambalazhin e të cilit janë të vizatuara emoji në formë nevoje.
Pos figurave të papërshtatshme për fëmijë, aty shkruhej edhe fjalë banale, që nuk bën të përdoren nga të vegjlit, transmeton Telegrafi.
“Biri im nuk ndalonte së përdoruri fjalën ofenduese, madje me zë të lartë sepse i dukej interesant. Mbeta i turpëruar”, ka shkruar Hunter lidhur me rastin.
Madje edhe sheqerkat janë në këtë formë, që zakonisht e shohim në bashkëbisedimet në rrjetin social. /Telegrafi/