Telegrafi

Sheqerinska viziton Shqipërinë, do të takohet me homologen e saj, Mimi Kodheli

Agjencia AIM bën të ditur se Radmilla Sheqerinska, ministrie e Mbrojtjes, do të realizojë një vizitë zyrtare njëditore në Shqipëri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në Tiranë, Sheqerinska do të realizojë takim me homologen e saj, Mimi Kodheli, që më pastaj të kenë bisedime zyrtare me delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë.

Sheqerinska në Tiranë shoqërohet nga gjeneral-major Muhamet Racaj, zv. shef i Shtatmadhorisë së URM-së. Pjesë e vizitës është edhe takimi me Batalionin e Operacioneve Speciale në Tiranë, ku do të ketë një manovër ushtarake.

Përndryshe, të dy vendet bashkëpunojnë që në vitin 1998, kur u nënshkrua Ujdia për bashkëpunim dypalësh, kurse nga viti 2004, në nivel vjetor, nënshkruhen plane për bashkëpunim dypalësh./Telegrafi/