Site icon Telegrafi

Sheqerinska: Viti 2018 është viti kur e ndaluam izolimin dhe hapëm derën për në NATO

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska në fjalimin e fundvitit tha se ne mund të jemi krenar për atë që kemi arritur vitin e kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo përmendi disa nga projektet e realizuara vitin e kaluar siç janë “ftesa për anëtarësim në Aleancë, përfundimi i bisedimeve të pranimit për anëtarësim, mbështetja nga autoritetet kyçe politike botërore, rritja e buxhetit dhe pagave për pjesëtarët e URM-së, reformat në mbrojtje, marrja e 375 ushtarëve të rinj profesional, miratimi dhe zbatimi i dokumenteve të rëndësishme strategjike, përgatitja anëtarëve të URM-së, hapja ndaj publikut”.

“Në histori, do të ngelet e shkruar se ky është viti në të cilin kemi ndaluar izolimin e vendit tonë dhe kemi hapur dyert për t’u bërë një anëtar i barabartë në aleancën ushtarako-politike më të fuqishme”, tha Sheqerinska./Telegrafi/

Exit mobile version