Site icon Telegrafi

Sheqerinska: Vendimet për bartësit e listave dhe kandidatët për deputet do të merren në kongres

Më 2 tetor do të mbahet kongres tematik-programor i LSDM-së, ku do të përcaktohet se çfarë koalicioni do të ketë për ta mundur Nikolla Gruevskin në zgjedhje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë kongres do të disktuohet për propozimin e udhëheqësisë që në vend të një koalicioni partiak, të formohet një front i gjërë politik. Kjo bëhet e ditur nga zv. kryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska.

Ky kongres do t’i paraprij kongresit të dytë që mendohet të mbahet në mes të nëntorit, për listën e kandidatëve. Në lidhje me këtë, Sheqerinska deklaron për PlusInfo se partia e saj dallon nga tjerat, pasi që vendimet për kandiatët dhe për bartësit e listës merren në kongres./Telegrafi/

Exit mobile version