Zv. kryetarja e Qeverisë dhe minstrja e Mbrojtjes në Republikën e Maqedonisë, Radmilla Sheqerinska, nga 26 prilli e deri më 2 maj do të qëndrojë për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ku do të zhvillojë takim me Sekretarin për Mbrojtje të SHBA-së, James Mattis, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Takimin me Mattis do të realizohet me 1 maj në Washington, ndërsa siç kanë paralajmëruar nga Ministria e Mbrojtjes, në takim do të vërtetohet partneriteti strategjik në mes Republikës së Maqedonisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Rëndësia e takimit është e madhe sepse por realizohet në pritje të samitit të NATO-s në qershor në Bruksel”, theksojnë nga Ministria.
Në kuadër të vizitës ministrja do të ketë takim edhe me zëvendës-ndihmësin e sekretarit të mbrojtjes në SHBA për Rusinë, Ukrainën dhe Euroazinë, Lora Cooper, ndërsa do të ketë takime edhe me anëtarët e Stejt Departamentit, Senatit dhe Kongresit.
Ministrja do të takohet me komandantin e Gardës Kombëtare në Vermont, Gjeneral-Major Stiven Crey.
Ushtria e Republikës së Maqedonisë ka zhvilluar një bashkëpunim gjithëpërfshirës me Gardën Kombëtare të Vermontit si partnerin tonë në reformimin dhe zhvillimin e forcave të armatosura. /Telegrafi/