Telegrafi

Sheqerinska: Do ta ndryshojmë mënyrën e funksionimit të Kuvendit!

Nënkryetarja e LSDM-së Radimilla Sheqerinska sot paralajmëroi se planifikojnë të ndryshojnë mënyrën në të cilën deri tani funksiononte Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sipas planit tonë do t’i obligojmë të gjitha komisionet amë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në mënyrë të obligueshme të hapen ndaj organizatave joqeveritare odave, sindikatave edhe atë jo vetëm për debate për ligje, por gjithashtu edhe për debate mbikëqyrëse”, theksoi Sheqerinska në konferencë për shtyp.

LSDM-ja planifikon deputetët të zgjidhen përmes listave të hapura, të kufizohet shfrytëzimi i miratimit të ligjeve në procedurë të shkurtuar, kryetari i Kuvendit një herë në vit të referojë para komisionit ligjdhënës-juridik për atë sa shpesh janë shfrytëzuar procedurat e shkurtuara dhe të rishikohet mënyra e pagesës së shpenzimeve rrugore të deputetëve të cilët jetojnë jashtë Shkupit. /Telegrafi/