Sllovenia e konfirmon mbështetjen për integrimet euroatlantike të Maqedonisë dhe së bashku me vendet tjera anëtare të NATO-s shpresojnë që Maqedonia me sukses do ta kalojë këtë rrugë, ndërsa qytetarët do ta bëjnë zgjedhjen e duhur në referendum në shtator dhe së shpejti do të uleni në të njëjtën tavolinë si anëtare e plotë e NATO-s, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Këtë e rekomandoj sot ministrja për mbrojtje e Republikës së Sllovenisë, Andreja Katiç e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.
“Sllovenia e përgëzon marrëveshjen me Republikën e Greqisë. Kuptohet se është dashur lëshime nga të dyja palët, por gjuha do të mbetet edhe më tej maqedonase, kombësia maqedonas dhe shpresoj që qytetarët në referendum do ta bëjnë zgjedhjen e duhur. Të gjithë anëtarët e BE-së vlerësojnë se Qeveria e Maqedonisë mirë i zbaton aktivitetet drejt anëtarësimit të ardhshëm në Aleancë. Referendumi është institut i zhvillimit demokratik dhe mundëson shprehjen e vullnetit të popullit. Për këtë edhe më e rëndësishme është që qytetarët e Maqedonisë të marrin pjesë në të dhe të shprehin vullnetin e tyre”, deklaroi ministrja Katiç.
Ndërsa ministrja e mbrojtjes së Maqedonisë, Radmilla Sheqerinska tha se Maqedonia duhet ta ndjek shembullin e Sllovenisë dhe të aplikojë formulën e suksesit, të cilën sipas ministres është rruga e duhur për vendin dhe se qytetarët në referendum duhet ta konfirmojnë se e duan një të ardhme të tillë. /Telegrafi/