Site icon Telegrafi

Sheqerinska: Sjellje skandaloze e ambasadorit të Maqedonisë në Washington

Ambasadori i Maqedonisë në Washington nuk e ka shoqëruar ministren e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, në vizitën e saj zyrtare në SHBA.

Në emisionin “Top Tema”, Sheqerinska shprehet se i është dukur sikur Maqedonia nuk ka ambasador atje, pasi që nuk e ka takuar as zyrtarisht, dhe se kjo është një sjellje skandaloze.

Për këtë sjellje, Sheqerinska do ta njoftoj edhe ministrin e Jashtëm, Nikolla Dimitrov, pasi që ai të kthehet nga takimi katërpalësh në Selanik.

Më tej, Sheqerinska thotë se ambasadorit Vasko Naumovski nuk i bëhet vonë se e merr rrogën mujore nga kjo Qeveri, kurse është e papranueshme që në gjashtë vitet e fundit të mos ketë asnjë vizitë në Pentagon, diçka që sipas saj tregon papërgjegjshmëri në kryerjen e funksionit./Telegrafi/

Exit mobile version