Site icon Telegrafi

Sheqerinska shpreson se hyrja në NATO nuk do t’i anulojë zgjedhjet e parakohshme kuvendare

Ministrja e Mbrojtjes, Radmila Sheqerinska shpreson se hyrja e Maqedonisë së Veriut në NATO nuk do të ndikojë në zgjedhjet e parakohshme kuvendare.

Duke u nëse mund të anulohen zgjedhjet, Sheqerinska potencoi se vendimi është marrë dhe ka konsensus që zgjedhjet të mbahen më 12 prill, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ajo tha se Maqedonia e Veriut tashmë 30 vite punon për dy qëllime strategjike, anëtarësimi në NATO dhe BE.

“Këto dy prioritete janë mbi të gjitha. Duhet të bëjmë gjithçka që të përfundojnë procedurat para zgjedhjeve të parakohshme kuvendare dhe shpresoj se do të ndodhë kjo”, tha ministrja Sheqerinska e cila ishte në akademinë ushtarake ‘Gjeneral Mihailo Apostolski”, në kazermën ‘Goce Delçev’.

Anëtarësimi në NATO, sipas saj, është sukses numër një dhe nuk duhet që ky sukses të rrezikohet./Telegrafi/

 

Exit mobile version