Zv. kryeministrja Radmilla Sheqerinska sot në Bruksel u takua me Andreas Shider, nënkryetar i Komitetit të përbashkët parlamentar të Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.
Siç deklarojnë nga Ministria e Mbrojtjes, në takim Sheqerinska i theksoi prioritet e vendit tonë në periudhën e ardhshme të ndërlidhura me BE-në dhe qëndrimet drejt metodologjisë së re për bisedime dhe zgjerim që rekomandojnë disa nga vendet anëtare.
“Qeveria është e përqendruar në procesin e reformave që përfshinë qeverisjen e së drejtës, sistemin gjyqësorë, përparimin e demokracisë”, tha Sheqerinska.
Shider tha se përparimi i Maqedonisë së Veriut është e theksuar dhe se vendi meriton qëndrim pozitiv./Telegrafi/