“Në këtë samit historik vijmë si delegacion i vendit të 30-të anëtar, i cili nuk priti se çfarë do të bëjë Aleanca për të, po deshi të tregojë se di edhe të kontribuojë”.
Këtë e deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, e cila së bashku me kryeministrin Zoran Zaev, sot në selinë e NATO-s në Bruksel merr pjesë në Samitin e Aleancës.
“Edhe në Krivollak, edhe në Shkup, edhe në Ballkan edhe këtu në Bruksel e dërgojmë porosinë se së bashku jemi më të fuqishëm, se edhe si vend I vogël treguam se mund të investojmë në sigurinë rajonale dhe euroatlantike dhe se duke I zgjidhur problemet politike dhe duke investuar në sigurinë e përbashkët, mund të kontribuojmë si aleat njëjtë si të tjerët”, tha Sheqerinska në deklaratën para fillimit të Samitit.
Ky është Samiti i parë i liderëve në të cilin delegacioni i vendit merr pjesë si delegacion i vendit të barabartë anëtar të Aleancës.