Rumania është një mbështetëse aktive e Maqedonisë së Veriut për fillimin e negociatave të pranimit me Bashkimin Evropian, u konfirmua në takimet e sotme të Ministres së Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska me kryeministrin e Rumanisë, Viorica Dançilla dhe Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare, Gabriel Benjamin, deklarojnë nga Ministria e Mbrojtjes së Maqedonisë.
“Maqedonia e Veriut me të drejtë pret që javën e ardhshme të marrë datën e shumëpritur për fillimin e negociatave të pranimit me Bashkimin Evropian, jo sepse ne duam dhurata, por sepse e meritojmë. E vetmja mënyrë që vendi im të jetë një demokraci moderne, evropiane është që fokusi jonë të jetë e ardhmja dhe prosperiteti i qytetarëve tanë”, tha ministrja Sheqerinska.
Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Lesh tha se Rumania do të jetë gjithnjë një mike dhe aleate e besueshme e Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/