Nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska, sot pas rrëfimit në PTHP për ngjarjet e 27 prillit, gjegjësisht sulmit ndaj deputetëve dhe gazetarëve nga ana e protestuesve të nismës ‘Për Maqedoni të përbashkët’, tha se ka qenë dy herë e sulmuar nga dhunuesit. Ajo tha se i njeh sulmuesit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sheqerinska njoftoi se herën e parë ka marrë goditje nga këmbëzat e kamerës, kurse herën e dytë është tërhequr për floke, tentim për ta rrëzuar.
Ajo kërkoi nga PTHP ta kryejë punën dhe të mos mbetet bashkëpjesëmarrëse me dhunuesit të cilët në mënyrë të egër u futën në objektin e ligjvënësve më 27 prill. /Telegrafi/