Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska në Strugë deklaroi se “qytetarët e republikës së Maqedonisë, 27 vite pas referendumit të parë do të kenë mundësinë ta shfrytëzojnë mundësinë historike që të hapin dyert që Maqedonia të bëhet pjesë e familjeve më të fuqishme dhe më prospektive në botë’.
Sheqerinska në deklaratën e saj për mediet theksoi se bëhet fjalë për mundësi që nuk do të ofrohet për herë të dytë, mundësi që do të mundësojë që të rinjtë të rriten krah për krahu me mundësi të barabarta me moshatarët e tyre evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kjo është mundësi për shtetin e tyre, të krijojnë mundësi si në planin ekonomik ashtu edhe në atë politik, të jetojnë në shtetin ku do të kenë mundësi për arsim, jo vetëm në Maqedoni por edhe në Evropë, shëndetësi më të mirë, më shumë vende pune si dhe vende pune më mirë të paguara”, tha ajo duke theksuar shembujt nga Bullgaria, Rumunia dhe Mali i Zi.
Kur shihen shembujt nga fqinjët, siç tha ajo, gjithçka bëhet e qartë, se në Bullgari është ulur papunësia, në Rumuni trefish janë rritur pagat, Mali i Zi në gjashtë muajt e parë të këtij viti ka dy herë e gjysmë më shumë investime të huaja se sa kur nuk ishte anëtare e NATO-s.
“Këto janë mundësi që qëndrojnë para të rinjve të Republikës së Maqedonisë, dhe jam e bindur se do ato do t’i shfrytëzojnë. Por, kjo është obligim i jonë, i më të rriturve, që të bëjmë gjithçka për të mos ua lënë problemet e vjetra fëmijëve tanë. T’ju japin mundësi fëmijëve tanë, nipërit tanë të jetojnë në një shtet më të mirë, i cili do të jetë pjesë e familjes evropiane, këto dyshime, këto çështje do t’i zgjidhim më 30 shtator”, theksoi Ministrja e Mbrojtjes, Radmila Sheqerinska./Telegrafi/