Telegrafi

Sheqerinska: Ratifikimi i protokollit për në NATO, prioritet edhe i Spanjës

Maqedonia është në pritje të ratifikimit nga Spanja të Protokollit për anëtarësim në NATO. Ministrat në Spanjë tashmë i kanë dhënë deklaratat e tyre solemne dhe sigurisht javën e ardhshme do të fillojë procedura parlamentare, thotë ministrja e mbrojtjes, Radmila Sheqerinska.

Ajo pret që në periudhën e ardhshme edhe Kuvendi ta votojë ratifikimin. Por, thekson se qeveria do të presë ratifikimin nga Maqedonia derisa Spanja të ketë kryer pjesën e saj të obligimit.

“Proceset e ratifikimit në Spanjë nuk janë të shpejta, por ne presim duke i pasur parasysh prioritetin tonë –anëtarësimin në NATO, presim mbështetje të fortë edhe nga institucionet spanjolle. Sigurisht që ky nuk është një proces që varet nga ne, por është një proces që ndihmon shtetin tonë të ndërtojë një të ardhme më të sigurt dhe të krijojë më shumë shanse për qytetarët e saj”, deklaroi Radmilla Sheqerinska.

Sipas Sheqerinskës, qëllimi i Ligjit të Mbrojtjes nuk është të definohet emri i armatës, sepse kjo nuk është çështje që ligji duhet ta zgjidhë, por të jep mundësi ligjore nëse na duhet NATO për të mbrojtur sigurinë tonë, që të mund ta kërkojmë.