Site icon Telegrafi

Sheqerinska: Rajoni është i gatshëm të ngrihet mbi mjegullën e nacionalizmit

Anëtarësimi në NATO është një përfitim i madh jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për Aleancën, ndërsa integrimi i rajonit mund të jetë faktor shtesë për stabilizimin e Evropës në tërësi, deklaroi ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska, në intervistën e përbashkët për portalin “Ballkani Perëndimor Evropian” me ministrin e Mbrojtjes të Malit të Zi, Pedrag Boshkoviq.

Sipas Shekerinkës rajoni është i gatshëm të ngrihet mbi mjegullën e nacionalizmit dhe t’ua lërë historinë historianëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për herë të parë në histori në Maqedoni qytetarët votuan jashtë bllokut të tyre etnik dhe fetar. Konsiderojmë se këtu ekziston kapital politik dhe shoqëror. Dëshirojmë të jemi fener për Ballkanin dhe ta përhapin porosinë për bashkekzistencë. Ky është gurthemel i stabilitetit tonë të brendshëm”, tha Sheqerinska.

Ministri malazez Boshkoviq, në intervistën thotë se NATO-ja në Mal të Zi ka fituar partner të besueshëm, që do të jetë garant i stabilitetit dhe sigurisë së Ballkanit Perëndimor, ndërsa anëtarësimi i plotfuqishëm në mënyrë shtesë do të nxisë bashkëpunim më të fuqishëm dypalësh me vendet e rajonit.

I pyetur nëse anëtarësimi i Malit të Zi në NATO do të ndikojë te vendet e rajonit, Boshkovski, thotë se suksesi i Malit të Zi në procesin integrues paraqet nxitje për vendet e tjera të jenë këmbëngulës në zbatimin e reformave themelore, të cilat janë kusht për anëtarësim./Telegrafi/

Exit mobile version