Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska, sot ka deklaruar se Qeveria i ndjek me vëmendje të madhe zhvillimet në Bashkësinë Fetare Islame (BFI). Ajo shtoi se Qeveria nuk do të përzihet në çështjet fetare në shtet.
Ajo shtoi se kjo punë ju takon besimtarëve, si dhe gjykatave që janë kompetente për këtë problematikë ta thonë fjalën e fundit për falsifikimin e mundshëm të dokumenteve, siç pohuan dje nga BFI, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Jemi të kujdesshëm si qeveri, jo vetëm në këtë institucion por edhe si njerëz që respektojnë dallimet, respektojnë të drejtat e qytetarëve. Jemi shumë të kujdesshëm, që asnjëherë për asnjë çmimi të mos ndërhyjmë në marrëdhëniet e bashkësive fetare. Ajo që ndodh brenda është çështje e besimtarëve dhe anëtarëve atje”, tha Sheqerinska.
Ajo shtoi se qeveria nuk dëshiron që ngjarje të tilla të ndodhin në asnjë bashkësi fetare, duke shtuar që pretendimet për falsifikim të dokumenteve të hetohen./Telegrafi/