Ministrja e Mbrojtjes sot tha qëllimi i partisë opozitare maqedonase është i qartë dhe nuk bëhet fjalë për përmirësim të ligjit, por bllokim të përparimit.
Ajo tha se sipas informacioneve jozyrtare që merr, gjithçka është bllokuar për shkak se OBRM-PDUKM dëshiron ta shpëtojë një ushtar partiak dhe të vazhdojë me politizimin e armatës/
“Edhe një herë u dëshmua se OBRM-PDUKM-së nuk mund t’i besohet. Amendamentet do të shqyrtohen”, tha Sheqerinska.
Ajo përmendi se ka rreth dy mijë amendamente bllokojnë miratimin e ligjit, ndërsa OBRM-PDUKM kishin gati 4.000 ditë për të përmirësuar armatën deri sa ishin në Qeveri./Telegrafi/