Telegrafi

Sheqerinska paralajmëron reforma në Ushtri, rritje buxheti, profesionalizëm dhe departizim

Radmilla Sheqerinska, ministre e Mbrojtjes, ka realizuar një takim me shefin e URM-së, gjeneral-nënkolonel Metodija Veliçkovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bashkëbiseduesit janë shprehur për bashkëpunim të mirë, cilësor dhe të suksesshëm në periudhën që vjen. Siç njoftojnë nga kjo Ministri, Veliçkovski ka marrë garanca për mbështetje të plotë dhe bashkëpunim të përafërt.

Sheqerinska është zotuar për reforma në Ushtri, profesionalizimin e saj, rritjen e buxhetit, si edhe departizimin, pra nuk do të lejojë që partitë politike të kenë vend në Ushtri, përfshi edhe partinë ku ajo bën pjesë./Telegrafi/