Telegrafi

Sheqerinska: Orkestrat e ushtrive të Greqisë dhe shteteve tjera intonuan himnin e Maqedonisë së Veriut

Ministrja e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Radmilla Sheqerinska nëpërmjet rrjetit sociale “Facebook” shkroi se orkestra e Greqisë dhe shteteve tjera intonuan himnin e Maqedonisë së Veriut.

“Orkestrat ushtarake të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë, Greqisë, ShBA-ve, Mbretërisë së Madhe dhe Sllovenisë bashkërisht intonuan himnet e Maqedonisë së Veriut dhe të NATO-s.”, shkroi ministrja Sheqerinska, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Pritje e pazakonshme e Tsiprasit, munguan himnet dhe nderimet ushtarake

Gjatë vizitës së kryeministrit Alexis Tsipras nuk u intonuan himni i Maqedonisë së Veriut. Nga opozita maqedonase akuzuan pushtetin për këtë ndërsa nga LSDM thanë se për shkak të vonesës së Tsiprasit himni nuk është intonuar./Telegrafi/