Site icon Telegrafi

Sheqerinska: Opsionet për marrëveshjen janë dy, nuk duam ta kthejnë amnistinë në tryezë

Zëvendës-kryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes Radmila Sheqerinska thotë se “LSDM dëshiron që procedura për ndryshimet kushtetuese lidhur me marrëveshjen e Prespës të hyjë në Kuvend aty ku e ka vendin”.

Shqerinska thotë se votimi i fshehtë që e promovoi mbrëmë zëvendës-kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani mund të çojë vetën bë vonesë. Sipas saj, BDI shpreson të mos ketë zgjedhje për momentin, por janë të vetëdijshëm se nuk ka numër pafund opsionesh, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ekzistojnë dy mundësi, ku njëra është të binden deputetët e OBRM-PDUKM-së dhe të përkrahin marrëveshjen, ndërsa tjetra është zgjedhje të parakohshme parlamentare”, deklaron Sheqerinska.

Ajo bisedon se në bisedimet me OBRM-PDUKM-në në takimet e liderëve ka qenë humbje kohe, ku Maqedonia nuk duhet ta lejojë për shkak të afateve.

Në lidhjet me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Sheqerinska thotë se LSDM-ja nuk do të hynte në bisedime me OBRM-PDUKM-në rreth kushteve, për shkak se vazhdimisht në tryezë kthehet kërkesat jologjike për amnisti, edhe pse nga radhët e partisë opozitare maqedonase janë kryetari i KSHZ-së dhe anëtarët e Gjykatës Administrative që është kompetent për zbatimin e zgjedhjeve./Telegrafi/

Exit mobile version