Para qytetarëve të Çairit, Ministrja e Mbrojtjes Radmila Sheqerinska tha se “recetë për jetë më të mirë në Republikën e Maqedonisë është që të jemi pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian”. Ajo tha se edhe pse Maqedonia është vend i dy milionë banorëve e cila duhet të mbështetet në institucionet e saja, dhe anëtarësimi në NATO do të thotë se nëse ka sulm ndaj neve, kjo do të thotë sulm ndaj 29 shteteve më të fuqishme në botë.
Ministrja Sheqerinska tha se këto ditë do të vijnë burrështetas të mëdhenj në Maqedoni që sipas asaj, shfaq përkrahje për rrugën që e ka marrë shteti, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Bota tashmë metë vërtetë e sheh Maqedoninë si një shpresë e re dhe ndryshimit pozitiv në Ballkan. Por secili nga to e përsërit të njëjtën fjali, se BE-ja dhe NATO-ja hapën duart dhe dyert, por vendimi është i yni dhe a do ta shfrytëzojmë mundësinë. Kurz, Merkel dhe Stolgenbergu nuk vendosin më 30 shtator, por vendos secili nga ne. Ne jemi të bindur se shumica e qytetarëve të Maqedonisë dëshirojnë që ky shtet një herë e përgjithmonë të stabilizohet dhe të përparojë drejt anëtarësimit në NATO dhe BE”, tha Sheqerinska.
Duke komentuar mos pasjen e qëndrimit të partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, Ministrja Sheqerinska tha se OBRM-PDUKM-ja në raport me pyetjet se Maqedonia dëshiron të bëhet anëtare e BE-së dhe NATO-s deri tash nuk kanë pasur dilema.
“Dëgjoj se edhe tek ato ka shumë konfrontime rreth vendimit të tanishëm që të heshtin. Kur hesht në politikë, praktikisht ti heq dorë nga ajo që të ndikosh në të ardhmen. Për fat të keq, udhëheqja e partisë opozitare maqedonase kur në njërën anë të peshores janë vendosur interesat e shtetit, ndërsa në njërën anë interesat e disa personave të cilët janë fajtor për kriminaliteti, këto e zgjodhën të dytën. Më të rëndësishëm janë 5, 10, 15 persona që keqpërdorën besimin tonë se sa shteti. Në të gjitha bisedimet kërkonin amnisti, dhe nuk ishte amnisti për 27 prillin, nuk i cekën ato, i shfrytëzuan dhe i hodhën”, tha Sheqerinska.
Ajo në takimin ju bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin të votojnë në referendum, për, siç tha ajo Maqedoni evropiane./Telegrafi/