Radmilla Sheqerinska, e cila u zgjodh nënkryetare e LSDM-së, në fjalimin e saj theskoi se rruga kryesore e Maqedonisë është drejt BE-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Para katër viteve kur kërkuam mbështetjen tuaj, luftuam dhe krijuam përshtypjen e një partie e cila e di çfarë do dhe e cila nuk lufton për pozicione, por për parime dhe hapje të mundësive për gjithë në shtet”, tha Sheqerinska.
Ajo shtoi se rruga drejt BE-së nuk do të jetë e lehtë, por se do të angazhohen dhe do ta arrijnë qëllimin./Telegrafi/