Në ditën e NATO-s, është mirë të kujtojmë se ku ishim 12 muaj më parë në këtë ditë dhe ku kemi arritur tani me punë serioze dhe reforma dhe kompromise të dhimbshme. Sot, kjo ditë është edhe dita jonë si një vend i ftuar për t’u bërë anëtare. Nuk kam dyshim se vitin e ardhshëm do të jetë edhe vula e fundit dhe ne do të qëndrojmë si anëtarë të 30-të, tha ministrja Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska në hapjen e ekspozitës “70 vjet që nga themelimi i NATO-s dhe Republika e Maqedonisë së Veriut, anëtarja e 30-të e Aleancës”.
“Ne përkujtojmë 4 prillin duke besuar në një të nesërme ende më paqësore, më të sigurt dhe për një të nesërme më prosperuese për të gjithë ne. Të kujtojmë veten se ku ishim dhe ku arritëm të jemi”, theksoi Sheqerinska.
Ajo tha se Aleanca e NATO-s është aleanca më e fuqishme ushtarake e sotme dhe në ditën e NATO-s është mirë të kujtojmë motorin e kësaj Aleance. Mbrojtja kolektive dhe siguria dhe vlerat e përfshira në themelet e aleancës euro-atlantike. Këto janë liritë individuale, demokracia, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit. Vlerat që në vendin tonë e dinë sa të shtrenjta.
Këto vlera, siç tha ministrja, për ne përshkruajnë botën perëndimore nga jemi drejtuar që tre dekada./Telegrafi/