Site icon Telegrafi

Sheqerinska: Nuk jemi temë në tryezë, por anëtare në tryezë

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska sot po merr pjesë në takimin ministror të Mbrojtjes së NATO-s në Bruksel dhe shprehet e bindur se kjo është hera e fundit që Maqedonia e Veriut të marrë pjesë si një vend i ftuar.

“Për herë të fundit po marr pjesë si anëtare e ftuar dhe jo si anëtare e plotë, sot është dita kur Ligji për ratifikimin e marrëveshjes Veriatlantike u shpall zyrtarisht në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe ne morëm lajmin se Kuvendi i Spanjës ka pranuar rrugën e shpejtë për të ratifikuar protokollin tonë, anëtarësimi jonë i plotë është çështje ditësh, jo muajsh ose javësh”, tha Sheqerinska.

Sheqerinska tha se në takimin e sotëm “do të tregojmë se nuk jemi më temë në tryezë, por një anëtare në tryezë”.

Maqedonia e Veriut, tha ajo, do të marrë pjesë në diskutime mbi të ardhmen e pranisë së NATO-s në Irak dhe Afganistan dhe është e gatshme të rrisë praninë e saj në rajon./Telegrafi/

Exit mobile version