Është e qartë për të gjithë ne që kemi nevojë për një ndryshim që nuk do të jetë vetëm personel. Shumë shpesh energjia do të harxhohet për të ndryshuar letrat në tavolinë, por duhet të ndryshojmë edhe lojën. Kjo do të thotë se duhet të rishikojmë disa nga politikat tona, tha ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska, duke iu përgjigjur pyetjes për shumicën e re parlamentare dhe gjendjen në LSDM.
Ajo theksoi se urimi i kryeministrit për fitoren e opozitës është standard i ri në skenën politike të Maqedonisë.
“Në këtë rrugë LSDM-ja tregoi se ka mësuar nga gabimet e veta dhe ato mësime duhet të nxirren në fusha të tjera, të bëhet një analizë serioze se çfarë ka funksionuar dhe çfarë jo”, tha ajo./Telegrafi/