Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska në konferencë për media me homologun e tij nga Çekia, Ljubomir Metnar ka folur për bashkëpunimin e mirë që kanë këto dy shtete.
Ka falenderuar për mbështetjen që Çekia ia ka dhënë Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit në NATO, ndërkaq ka shtuar se këtë po e bën edhe në procesin eurointegrues.
Në këtë drejtim, Sheqerinska ka dërguar edhe porosi deri te BE-ja.
“Nëse duam të kemi Ballkan stabil, atëherë receta është nisja e negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian”, tha Sheqerinska