Pas deputetëve tjerë që ishin viktima të dhunës në Kuvend, edhe deputetja e nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska sot është paraqitur në Prokurorinë Themelore Publike në lidhje me dhunën e 27 prillit nga protestuesit e dhunshëm ndaj deputetëve dhe ndaj gazetarëve, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Para PTHP-së kanë rrëfyer edhe deputetët tjerë Petre Shilegov, Zoran Zaev dhe Maksim Dimitrievski, nga LSDM.
Para prokurorisë kanë qenë edhe Artan Grubi dhe deputetë të OBRM-PDUKM-së. /Telegrafi/