Maqedonia e Veriut i ka plotësuar pjesën më të madhe të kërkesave në strategjinë franceze për Ballkanin Perëndimor, mban marrëdhënie të mira fqinjësore, e përforcoi qeverisjen e së drejtës, lëviz drejt stabilizimit të tërësishëm ekonomik dhe politik dhe nevojitet tani vendi t’i fillojë negociatat me Bashkimin Evropian.
Këtë e porositi zv. kryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska në konferencën “Duke kërkuar më shumë Evropë! Më shumë demokraci në Ballkanin Perëndimor për Bashkim Evropian më të fuqishëm”, që mbahet në Paris në organizim të fondacionit Zhan Zhore.
Sheqerinska në video deklaratë të veçantë që emitohet në rrjetet sociale dhe në mediumet klasike para opinionit francez e shprehu nevojën që Maqedonia e Veriut t’i fillojë negociatat me BE-në dhe theksoi se dallimi mes popujve në Union është përparësi, ndërsa me integrimin e vendit tonë BE-ja vetëm do ta zyrtarizojë partneritetin i cili ekziston në të gjitha fushat.
Duke folur për hapat të cilat vendet i ndërmorën në dy vitet e fundit, Sheqerinska porositi se vendi ka punuar me mund që të krijojë argumente të fuqishme për fillim të negociatave inkuadruese me BE-në.
Ministrja u kthye edhe në anëtarësimin në Aleancën e NATO-s me ç’rast theksoi se vendi e mori ftesën për anëtarësim, është nënshkruar protokoll inkuadrues dhe pothuajse gjysma e vendeve-anëtare tashmë e kanë ratifikuar, ndërsa të tjerat parashikojnë ratifikim të shpejtë të këtij protokolli. Ministrja ka folur edhe për reformat vendore dhe arritjet.
Ministrja Sheqerinska në Paris u takua me Marta de Sidrak, kryetaren e Grupit për miqësi me vendet e Ballkanit në Senat, me Bertran Sor, kryetar i grupit për miqësi mes Francës dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe me deputeten Lilian Tangli.