Telegrafi

Sheqerinska në mbledhje të NATO-s ku do të bisedohet për coronavirusin

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmila Sheqerinska sot do të marrë pjesë në video-konferencën e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s.

Tema e diskutimit do të jetë përgjigja e Aleancës në krizën me coronavirusin, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, Sheqerinska do të flasë për gjendjen me coronavirusin në vend si dhe masat që i ndërmerr Qeveria për të parandaluar përhapjen e virusit. Ajo gjithashtu do të falënderojë vendet për ndihmën e dhënë de di të ofrojë bashkëpunim me KFOR-in në planin për uljen e pasojave nga përhapja e virusit.

Mbledhja e NATO-s përveç temës së Covid-19 do të diskutojnë edhe për misionet e NATO-s gjatë kohës së pandemisë si dhe dezinformimet dhe ndalimi i lajmeve të rreme rreth coronavirusit./Telegrafi/