Ministrja për mbrojtje, Radmilla Sheqerinska sot i ka mohuar zërat që qarkullojnë nëpër rrjetet sociale se gjatë trajnimeve në Krivollak do të përdoren armë me uranium të varfëruar.
“Gënjeshtra askujt nuk i shërbejnë. Qytetarët mos të bëhen pre e lajmeve të rreme në prag të referendumit dhe anëtarësimit zyrtar në NATO”, shkruan Sheqerinska në rrjetin social Facebook. /Telegrafi/