Site icon Telegrafi

Sheqerinska në Ditën e të ftuarve të lartë në ‘Saber Guardian 17’

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska sot dhe nesër do të qëndrojë në Rumani, ku do të marrë pjesë në aktivitetet dyditore të stërvitjes ‘Saber Guardian 17’, pjesë e të cilës janë 71 pjesëtarë të Armatës së Republikës së Maqedonisë, prej të cilëve 57 janë të vendosur në Rumani, ndërsa 14 në Hungari, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në kuadër të qëndrimit në Rumani, ministrja Sheqerinska do të realizojë takime me ministrin kombëtar të Mbrojtjes së Rumanisë, Adrian Tutiuanu, njoftoi pres shërbimi i Ministrisë së Mbrojtjes.

Së bashku me ministren, në Rumani do të qëndrojë edhe një Delegacion nga Ministria dhe ARM-ja, pjesë e të cilit është edhe komandanti i Brigadës së Parë Këmbësorike të Mekanizuar, gjenerali i brigadës Mirçe Gjorgjoski dhe komandanti i batalionit të Policisë Ushtarake, nënkolonel Vasko Kokolanski, njofton AIM.

Stërvitja ‘Saber Guardian’, mbahet në periudhën prej 23 korrikut deri në 26 korrik në Rumani, Hungari dhe Bullgari, ndërsa përfshin mbi 25 mijë të forcave të armatosura të mbi 20-të vendeve të NATO-s. /Telegrafi/

Exit mobile version