Nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska, sot para mediave ka folur në lidhje me institucionet shtetërore, gjegjësisht për lehtësimet në administratën shtetërore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Qytetarët ankohen se me vështirësi i përfundojnë obligimet e veta në institucionet shtetërore, se qasja tek informacionet është shumë e vështirësuar, se ka shumë pak sportela, se duhet të dalësh nga puna për të përfunduar obligimet, dhe se shpenzimet vazhdimisht janë në rritje.
Prandaj kemi plan për të ndryshuar atë, ne planifikojmë çdo institucion në të cilën qytetarët ushtrojnë të drejtat e tyre të punojnë në dy ndërrime dhe të ofrojë shërbime për qytetarët deri në orën 20 çdo ditë pune.
Ne planifikojmë të gjithë dokumentacion të panevojshëm shtesë, që do të thotë shpenzim të madh të qytetarëve, shumë kohë të humbur, të anulohet dhe të mos jetë pjesë e këtyre procedurave.
Ne kemi një plan për çdo procedurë, e cila është kryer në administratën shtetërore brenda 6 muajsh të publikohen të gjitha dokumentet të nevojshme, të shpallet se sa do të zgjasë dhe sa bën kosto e fundit.
Ne besojmë se me këtë plan do të shfrytëzohen edhe më shumë të gjitha burimet dhe të gjithë kapacitetin e njerëzve të administratës shtetërore, çdo nëpunës do të jetë në gjendje në mënyrë të ndershme për të fituar pagën e tij që e merr nga qytetarët e Maqedonisë’, tha Sheqerinska. /Telegrafi/