Ministrja e mbrojtjes, Radmill Sheqerinska së bashku me sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë vizitës së tij në Maqedoni, ishin për vizitë në kazermën e “Ilindenit”.
Gjatë vizitës në kazermën “Ilinden”, Sheqerinska tha se më shumë se 4.000 trupa të armatës sonë marrin pjesë në misione të ndryshme të udhëhequra nga NATO në vitet e kaluara.
Sekretari i Aleancës, Stoltenberg tha se ushtarët e ARM-së janë të trajnuar mirë dhe janë të gatshëm të bëhen pjesë e operacioneve të rënda dhe përpjekje për stabilizim në shumë vende të botës. Ai iu falënderua për pjesëmarrjen në misionet e NATO-s dhe tha se anëtarësimi i Maqedonisë në Aleancë do të jetë përparësi për NATO-n. /Telegrafi/