Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska sot në Bruksel tha tha se në pjesën e dytë të muajit mars pritet që përgatitjet e misionit të Maqedonisë së Veriut të përfundojnë në Bruksel.
“Kjo do të thotë se misioni ynë, dhe pjesa politike dhe mbrojtëse do të jetë pjesë e selisë së NATO-s, ashti siç edhe Maqedonia e Veriut do të jetë zyrtarisht pjesë e NATO-s”, tha Sheqerinska, njofton Telegrafi Maqedoni.
Para mbledhjes me Këshillin veriatlanik, siç njoftojnë nga Ministrja e Mbrojtjes, Sheqerinska është takuar me ministrin turk të Mbrojtjes, Hulusi Akar ndërsa në takim e ka falënderuar për përkrahjen e Turqisë për anëtarësimin në NATO.
Ndryshe, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut me 114 vota ‘për’ para dy ditësh votoi Marrëveshjen veriatlantik. Tani pritet vetëm ratifikimi i Kuvendit të Spanjës dhe Maqedonia e Veriut zyrtarisht është vendi i 30-të anëtar i NATO-s./Telegrafi/