Sipas Ministres së Mbrojtjes, Radmill Sheqerinska marrëdhëniet tona diplomatike me Iranin janë shumë modeste, por jo aq të ndërlikuara sa çështja e tyre e hapur me Shqipërinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Shumica e vendeve nuk tërhoqën trupat. Ata thjesht i transferuan nga Iraku në Kuvajt, me planin se kjo është përkohësisht. Misioni në Irak është një mision i rëndësishëm, por nuk është luftë. Në parlamentin e tyre pati debate pas sulmit dhe vrasjes së gjeneralit iranian. Prania e NATO-s në të gjithë rajonin është rezultat i krizës”, tha Ministrja Sheqerinska për “Slloboden Peçat”.
Sipas Sheqerinskës, marrëdhëniet tona diplomatike me Iranin janë shumë modeste, por jo aq të ndërlikuara sa çështja e tyre e hapur me Shqipërinë. Ajo thotë se për momentin nuk ka asnjë arsye të shqetësohet për praninë e organizatave joqeveritare të lidhura me Iranin, pasi që Maqedonia nuk është në interesin e tyre.
“Asnjëherë nuk duhet të eliminojmë rrezikun e strukturave të radikalizuara islamike që kthehen nga frontet atje. Si Maqedonia ashtu edhe rajoni në tërësi, bota po jeton me rrezikun e terrorizmit. Nëse në një moment mendoni se kjo po i ndodh dikuj tjetër, do të zgjoheni të tronditur dhe të befasuar, sepse bota po jeton nën presionin e terrorizmit. Ne jemi specifik sepse jemi më afër dhe për shkak të këtyre prezantimeve dhe ndikimeve në të gjithë rajonin”, tha Ministrja./Telegrafi/