Site icon Telegrafi

Sheqerinska: Marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe SHBA-ve janë marrëdhënie të partnerëve strategji

Delegacioni i kryesuar nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, këto ditë është për vizitë në SHBA, gjegjësish në Washington në Këshillin Atlantik ku mbrëmë mori pjesë në debatin e titulluar “Anëtarësimi në NATO përmes prizmit të Maqedonisë: Investimi i lartë në sigurinë globale dhe fatin e demokracive të vendeve të vogla”.

“Marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe SHBA-së janë marrëdhënie të partnerëve strategjik. Marrëveshjen për partneritetin strategjik e nënshkruam në vitin 2008, por ajo është e pranishme që nga fillimi i vitit 1990. Përkrahja të cilën e marrim nga SHBA-ja në pjesën e mbrojtjes, reformave demokratike në shtet, pranimin e emrit kushtetues, përkrahjen e organizatave joqeveritare dhe mediave të lira, por posaçërisht përkrahja politike të cilën e marrim nga viti 2001 e më tutje, tregoi se kemi interes të përbashkët, i cili është Ballkani stabil, rajon i drejtuar nga vlerat demokratike të cilat shpien drejt përparimit.

Por, në vitin 2008 pamë se madje edhe përkrahja e madhe e SHBA-së ndonjëherë nuk mjafton.Pavarësisht deklaratës së presidentit të atëhershëm George Bush, Maqedonia nuk mori ftesë për anëtarësim në NATO. Nga kjo përvojë duhet të mësojmë, se nuk duhet të presim që dikush tjetër t’i zgjidhë problemet tona dhe të hapë dyer për ne. Për këtë jemi të përqendruar në zgjidhjen e problemit që ka mbetur, ndërsa ky është kontesti me Greqinë. Qëllimi i kësaj vizite është që ta marrim përkrahjen e SHBA-ve për reformat tona dhe për ftesë në NATO”, ka përfunduar Sheqerinska./TV21/

Exit mobile version