Me politikë të vërtetë dhe me lidership të vërtetë, vendin mundeni ta bëni më të fuqishëm. Maqedonia përjetoi krizë të vazhduar politike, e cila zgjati tre vite, por nga ajo dolëm më të fuqishëm dhe treguam se me politikë të vërtetë dhe lidership sërish u bëmë shembull pozitiv ballkanik për BE-në dhe NATO-n, theksoi ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska për BBC.
Shekerinska mori pjesë në njërin nga emisionet informative qendrore të BBC News, “Beyond 100 Days”.
Në paralajmërimin e intervistës, gazetarja nga studioja në Uashington, Katty Kay, e prezantoi Maqedoninë si vend i cili kërkon vend në BE dhe NATO, pas, siç tha, qeverisjes nacionaliste 10-vjeçare, ndërsa Qeveria e re e zgjedhur mbi angazhimet për antikorrupsion dhe reforma ekonomike, tani po depërton përpara.
Në studion në Londër, me ministren e Mbrojtjes bisedoi edhe gazetari Christian Fraser, i cili e pyeti Sheqerinskën se pse Maqedonia dëshiron të bëhet anëtare e BE-së.
“Kaluam nëpër vitet e 90-ta, kaluam nëpër vështirësitë e shkatërrimit të Jugosllavisë dhe e dimë se sa është e rëndësishme që të kemi qeverisje stabile, vlera dinjitoze demokratike dhe të përkasim në diçka që është më e mirë dhe më e madhe. Edhe këto ishin objektivat kyçe që dolën nga qytetarët e tanë”, tha ministrja.
Në pyetjen rreth ngjarjeve të 27 prillit dhe fotografive me dhunë në një vend i cili dëshiron të bëhet anëtare e BE-së të cilët e qarkulluan kontinentin, Shekerinska tha: Vendet demokratike dhe serioze ndonjëherë bien në telashe dhe konsideroj se çështja kyçe është se si të parandalohet. Maqedonia përjetoi krizë të vazhduar politike e cila zgjati tre vite dhe pikërisht mungesa e mekanizmave kontrollues, mungesa e luftës kudër korrupsionit dhe kuptohet, presioni i madh ndaj mediave, kundërshtarët, bizneset, e sollën në fakt vendin në një situatë të këtillë.
“Maqedonia është vend i vogël dhe po arrin shpejt ta kthejë forcën e saj. Nga këto fotografi nuk kaluan më shumë se shtatë muaj, ndërsa flasim për vend i cili mund të jetë burim i shpresës për shumë vende, posaçërisht midis vendeve ballkanike”, shtoi ministrja.
Vendi ynë, theksoi, është vend i dallimeve, nga aspekti etnik, religjioz dhe politik dhe nga kjo krizë u ngritëm si vend më i bashkuar me kohezion më të madh.
“Dhe kjo është ajo që e dëgjova nga kolegët e mi nga Bosnja dhe Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit, që është në fakt shenjë e inkurajimit, se mund të mbijetohet një agoni e këtillë, por me politikë të vërtetë dhe me lidership të vërtetë, mundet që vendin ta bëni më të fuqishëm. Nga kjo arsye, Qeveria e re me të vërtetë fokusohet në agjendën e ndryshimeve demokratike. Konsideroj se erdhëm deri në rezultate konkrete, zgjedhje shumë të mira në të cilat e morëm mbështetjen nga një pjesë e madhe e popullatës tonë dhe konsideroj se sërish jemi shembull pozitiv ballkanik edhe për BE-në dhe dhe për NATO-n”, theksoi Radmilla Sheqerinska në intervistë për BBC./Telegrafi/