Ministrja e Mbrojtjes, Radmila Sheqerinska, bashkërisht me delegacionin nga Ministria dhe Armata e Republikës së Maqedonisë sot kishte takim pune me delegacionin nga Ministria e Forcave të Sigurisë së Kosovës, udhëhequr nga ministri Rustem Berisha, i cili ishte në vizitë pune në Republikën e Maqedonisë.
Siç kumtojnë nga Ministria e Mbrojtjes, në takim është shprehur kënaqësi nga marrëdhënie e shkëlqyera si dhe bashkëpunimi në fushën mbrojtëse midis dy vendeve, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Maqedonia vendosi një standard të ri kur bëhet fjalë për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe përkrahje e ndërsjellët në rajon. Treguam se jo vetëm që duam të shkojmë drejt Evropës, kemi edhe kapacitet edhe vullnet. Pë këtë shkak partnerët tanë evropian dhe euroatlantik Maqedonisë i dhanë ftesë për në Aleancë, që ndikon pozitivisht në rajon”, tha ministrja Sheqerinska.
Sheqerinska, thuhet në kumtesë, e ka njoftuar homologun nga Kosova për obligimet e Maqedonisë në fazën aktuale nga anëtarësimi drejt NATO-s, bisedimet, dhe se Maqedonia është e gatshme që t’i ndajë përvojat e saja me vendet e Ballkanit Perëndimor me qëllim të integrimit në NATO./Telegrafi/