Site icon Telegrafi

Sheqerinska: Maqedonia është partner i besueshëm i NATO-s

Ministrja për Mbrojtje, Radmilla Sheqerinska pret që në samitin e ardhshëm të NATO-s në qershor në Bruksel, të konfirmohen ndryshimet në Maqedoni dhe përmbushjen e pjesës më të madhe të punëve të rëndësishme.

Sipas Sheqerinskës, Maqedonia është partner i besueshëm i NATO-s, me të drejtë pret dhe punon që të jetë anëtare e 30-të e saj, ndërsa pjesa më e madhe e kritikave nga samiti i më hershëm më nuk llogariten si dobësi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shpresojë, thekson ministrja, se NATO do t’i njohë vendosmërinë dhe vullnetin e fortë politik të Qeverisë dhe shumicës së qytetarëve në Maqedoni për realizimin e prioriteteve strategjike për anëtarësimin në Aleancë e cila qëndron e pandryshueshme dhe në momente më të vështira dhe krizat më të mëdha kur ka qenë Maqedonia në të kaluarën.

Nga fillimi i vitit Qeveria me hapa konkret ka treguar se është partner në të cilën mund të mbështetet NATO, rritja e buxhetit në mbrojtje, pagat e personelit ushtarak dhe pjesëmarrja në misionet të udhëhequra nga NATO dhe paralajmërimi se në mes të viti do të mbarojë kompletimi i dokumenteve “Kontrolli i mbrojtjes strategjike”.

Siç thekson zv. shefi i Shtabit Ushtarak nga Drejtoria për partner të NATO-s, Egil Pederson, Maqedonia është partner shumë i vlerësuar në Aleancë. Në puntorin e NATO-s në Shkup do të jenë të vendosura parakushte për sukses në vitin 2019 për të gjithë partnerët me të cilët bashkëpunojmë. Do të bisedohet për nevojat dhe do të bëhet kontroll për atë se çka NATO kërkon të fitojë nga partnerët. /Telegrafi/

Exit mobile version