Maqedonia nuk kërkon që anëtarësimin në NATO ta merr si dhuratë, por të jetë rezultat i vendosmërisë, përmbushjes së kushteve dhe stabilitetit të vazhdueshëm.
Këtë e theksoi sot ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, në mbledhjen e ministrave të mbrojtjes të SHBA dhe Adriatikut, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sheqerinska nga foltorja e theksoi vendosmërinë e qeverisë për zgjidhjen e çështjeve të hapura, të cilat sipas saj, deri tani kanë penguar vendin dhe kanë rënduar marrëdhëniet me fqinjët.
Sheqerinska e theksoi edhe fokusin e vendit drejt intensifikimit të kontributit të vazhdueshëm në iniciativa dhe aktivitete për bashkëpunim me fqinjët, rajonin dhe partnerët./Telegrafi/