Telegrafi

Sheqerinska: Këto suksese do t’i japin fuqi të re Maqedonisë së Veriut

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska në konferencë për shtyp foli për ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin në NATO në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Ashtu siç tha ajo, këto suksese do t’i japin fuqi dhe energji të re Maqedonisë së Veriut, njofton Telegrafi Maqedoni.

“E bëmë atë që shumë më herët është dashur të bëhet. Filluam t’i zgjidhin problemet. Dua të falënderoj për besimin e qytetarëe që na dhanë dhe ma dhanë personalisht mua. Mora pjesë dhe i shkova deri në fund dy qëllimeve strategjike të shtetit. besoj se këto suksese do t’i japin fuqi të re shtetit”, tha Sheqerinska.

Lexo po ashtu Maqedonia ratifikoi Protokollin për anëtarësim në NATO

Ndryshe, dje Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, unanimisht me 114 vota e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin në NATO./Telegrafi/