Zë vënës-kryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmila Shqerinska tha “Gjithçka që do të thosha se çfarë përmbajnë amendamentet do të ishte spekulim për shkak se ende jemi në proces të përpunimit të ndryshimeve kushtetuese. Për këtë shkak them sa ka mendime të ndryshme, propozime të ndryshime, megjithatë nëse dalim menjëherë me propozim do të ishte rëndë të sigurohet shumica e dy të tretave pa konsultime dhe për këtë shkak i udhëheqim këto konsultime më gjerësisht”
“Amendamentet i përpunojmë jo vetëm bashkërisht me grupet e deputetëve, por edhe me disa ekspertë që njohin materjen kushtetuese. Gjithçka mund të jetë spekulim. Kryeministri kryesonte me ato bisedime me grupet parlamentare. Ne do të kemi debat në Qeveri, fokusi ynë për ndryshimet kushtetuese ka të bëjë për çështjet që dalin nga marrëveshja e Prespës”, deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Radmila Sheqerinska, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sheqerinska pret që deri në fund të kësaj jave, Qeveria të dorëzojë propozimet për ndryshimet kushtetuese./Telegrafi/