Telegrafi

Sheqerinska: Jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka që të mos rrezikohet anëtarësimi në NATO

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska tha se “ne jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka që të mos lejojmë të rrezikohet anëtarësimi ynë në NATO”.

“Si Qeveri i diskutojmë opsionet e ndryshme, nuk guxojmë si shteti të vendosim pengesa”, tha Sheqerinska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo rikujtoi se Kuvendi merr vendim për caktimin e zgjedhjeve kuvendare dhe ky vendim nuk do të thotë se “Kuvendi humbet”.

“Nuk guxojmë të gabojmë dhe për këtë shkak ratifikimi i Protokollit për anëtarësim në NATO nga ana e Kuvendit tonë nuk guxon të jetë pjesë e bisedimeve partiake e as e pazareve partiake”, tha Sheqerinska duke thënë se ky është prioritet mbi prioritet tjera./Telegrafi/