Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska publikoi sot video nga kazerma në Krivollak, ku do të jetë pika e parë e pritjes për të izoluar qytetarët që kthehen nga shtetet me rrezik të lartë.
“Në Krivollak, në kazermat Pepelishte, ku do të jetë pika e parë e pritjes për qytetarët tanë që kthehen nga vendet me rrezikshmëri të lartë, në izolim grupor”, postoi ministrja Sheqerinska në profilin e saj në Facebook.
Në seancën e sotme të 21-të, qeveria vendosi që grupi i qytetarëve tanë, që mbërrijnë me kolonë të autobusëve nga Republika e Italisë në vendkalimin kufitar Deve Bair, do të strehohen në ambientet në Krivolak. Qeveria, gjithashtu, e obligoi Armatën që të mbyllë perimetrin e këtij ambienti në Krivolak dhe të sigurojë hapësirën që këta persona të strehohen në mënyrë që personat të mos mund të largohen.