Telegrafi

”Sheqerinska gjatë evakuimit është dashur të veshet si infermiere që të shpëtojë nga protestuesit” (Foto/Video)

Deputetja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska, dje gjatë procesit të evakouimit nga ana e policisë është dashur të maskohet si një infermiere, në mënyrë që të shpëtojë nga sulmuesit e pakontrolluar që protestonin para dhe brenda Kuvendit të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në imazhet në vijim në mënyrë të qartë shihen pamjet sesi një qytetarë i vjetër në moshë tërheqë për floke deputeten. Pastaj Sheqerinska përfundoi në Emergjencën kirurgjike, në mënyrë që ta qep kokën nga lëndimet e marra, njofton Press24. /Telegrafi/