Telegrafi

Sheqerinska flet për rreziqet e shfuqizimit të Marrëveshjes së Prespës

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska foli për dëmin që do të ishte bërë nëse ndrzshohet apo shfuqizohet Marrëveshja e Prespës, diçka që ishte paralajmëruar nga OBRM-PDUKM.

“Pa Marrëveshje të Prespës, nuk ka anëtarësim në NATO. Pa anëtarësim në NATO nuk ka siguri njëqind përqindëshe. Pa NATO nuk ka investime të mëdha”, thotë Sheqerinska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas saj, prekja e Marrëveshjes së Prespës është njëlloj sikur në Ballkan të djegësh barot, pavarësisht nëse këto deklarime janë serioze.

“OBRM-PDUKM asnjëherë nuk arriti zgjidhjen ku pranohet identiteti maqedonas. Kjo qeveri arriti ta realizojë ëndrrën shtetërore. Ajo marrëveshje nuk u përshëndet rastësisht, anulimi i marrëveshjes do të na kthente pas, në izolim”, deklaroi Sheqerinska.

Ajo i bëri thirrje deputetëve të opozitës maqedonase ta përkrahin Ligjin për Mbrotjje për shkak se me këtë ligj, sipas saj, do të jemi nën ombrellën e sigurisë së NATO-s. Sheqerinska gjithashtu u shpreh e bindur se në zgjedhjet e ardhshme, Maqedonia e Veriut do të jetë pjesë e NATO-s./Telegrafi/