Unë nuk mund të them sesi grua nuk jam e zhgënjyer që në Shtëpinë e Bardhë nuk hyri një grua për kryetare, por ajo është reflektim i vullnetit demokratik të qytetarëve, siç do të jetë më 11 dhjetor në Maqedoni, deklaroi në mëngjes nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska, në hotelin “Aleksandar Palace”, ku Ambasada amerikane organizoi përcjelljen e rezultateve nga votimi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Rezultatet treguan se, pavarësisht mbështetjes së medias, pavarësisht nga mosmarrëveshjet, vullneti i qytetarëve nuk mund të kufizohet’, tha Sheqerinska, duke shtuar se shpreson ndryshime edhe në vendin tonë. /Telegrafi/