Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska, ka qenë e ftuar në TV Telma ku ka folur për eurointegrimet dhe procesin e reformave në vend.
Ao tha se nuk ka plan B nëse Maqedonia këtë vit nuk anëtarësohet në NATO, por shtoi se duhet të vazhdohet vetëm me reforma, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Mendoj se fokusi duhet të jetë tek qëllimet tona strategjike. Sot Maqedonia nuk ka ftesë për NATO dhe shteti duhet vetë ta garantojë sigurinë. Ajo që neve na mbetet si opsion është fokusi që tani e kemi në reformat vendore, të cilin nuk duhet ta humbasim edhe në rast se nuk bëhemi pjesë e NATO-s”, tha mes tjerash Sheqerinska.
Ajo shtoi se kriza në vitin 2015 nuk ndodhi pasi shteti nuk ishte pjesë e NATO-s dhe BE-së, por për shkak të situatës së keqe të brendshme./Telegrafi/